A+ A-

 

Gjinekologji dhe Shterpesi

Jinemed

…15 përqind e popullsisë së botës është konsideruar si infertile. Infertiliteti është përshkruar si mos arritje për tu bërë me fëmijë pas 6 muajsh marrëdhënie seksuale të pambrojtur duke ndikuar miliona çifte si psikologjikisht ashtu dhe nga ana financiare. Këtu,  në Jinemed neve jemi të dedikuar t’ju ndihmojmë juve ta zgjidhni këtë problem  , duke ju ndihmuar juve të kapërceni frikën e kalimit të kurimit të infertilitetit në një shtet të huaj.Eksperienca dhe profesionaliteti ynë i gjerë në këtë fushë , reflektohet në përsosmërinë e kurimeve.Neve besojmë tek krijimi i marrëdhënieve afatgjata dhe komunikimi i diskutueshëm me pacientat tanë në mënyrë që të kthejmë frikën në shpresë dhe lumturi.Marrëdhënia jonë me pacientat do të fillojë me konsultime dhe do të vazhdojë me kurën para-IVF.Neve ju përgatisim juve për në Stamboll me anë të bisedave telefonike dhe postave elektronike të shpejta.Pas këtij hapi , neve do ju mirëpresim juve në Stamboll dhe do t’ju trajtojmë me grupin tonë shumë të përgatitur , nga ku ju do të keni mundësinë të komunikoni me ne për 24 orë të ditës.Edhe pas kthimit tuaj ne do të vazhdojmë ndjekjen tuaj me të gjinekologut tuaj dhe do t’ju drejtojmë ju sipas nevojave tuaja.

Infertiliteti po rritet në shoqëritë moderne Në uljen e numrit të spermës tek burrat shihet si faktor ndotja e mjedisit dhe gjithashtu janë shënuar efekte të mundshme evolimi.Gjithashtu gratë për arsye të interesave për shkollim dhe karrierë martohen në mosha më të vona.Mosha mesatare e menopauzës tek gratë  varion nga 48 deri në 52.Ne tashmë e dimë se para disa vitesh gratë në menopauzë nuk mund  të lindnin fëmijë për arsye të pakësimit të funksionit të vezoreve.

Historikisht , mosha e menopauzës nuk ka  ndryshuar dhe shancet për tu bërë me fëmijë janë shumë të pakta ndërsa një femër i afrohet menopauzës . Për këtë arsye ne rekomandojmë që femrat , sidomos ato që e kanë një eksperiencë të shpejtë të menopauzës në famijen e tyre , të bëhen me fëmijë në mosha më të hershme.Të gjitha kurimet e infertilitetit , madjedhe vetë IVF nuk mund të jenë të suksesshme nëse funksioni vezor femëror është pakësuar.

SI I AFROHEMI NE ÇIFTIT INFERTIL ?
Fillimisht vlerësojmë partnerin mashkull.Kryhen dhe vlerësohen dy ose tre numërime të numrit të spermëve me një muaj pushim midis.
WHO (Organizata  Botërore e Shëndetit) dhe kriteri i Krugers përdoret për të analizuar parametrat e spermës.
Nëse numri i spermave është anormal  , kryhen teste hormonale dhe ekot e tyre.
Në këtë mënyrë , mund të dallohen problemet hormonale dhe vaskulare.
Sidoqoftë në infertilitetin mashkullor , terapitë mjeksore dhe kirurgjike po behen çdo ditë  e më pak të përdorshme për shkak të proporcionit të lartë të mos suksesit.
Për këtë arsye , për momentin pllenimi artificial ose IVF/ICSI është rekomanduar  , duke u mbështetur në përfundimet e numërimit të numrit të spermave.

Për GRATË ,
Ne ofrojmë nivelet e hormoneve FSH, LH, E2, PRL, dhe TSH në ditën e tretë të periudhës së mjekimit.
Nëse këto janë normale , ovulacionet shikohen në monitor gjatë ekos.
Nëse ka një problem ovulacioni , ai trajtohet me medikamente që merren nga goja  ose injektime hormonale të  vrojtuara në monitor gjatë ekos.
Nëse ovulacioni është normal , bëhet  Grafia e Hysterosalpingo(rrezatimi me rreze lazer i mitrës dhe gypeve) në mënyrë që të përjashtojë bllokimin e gypave.
Nëse ka probleme me gypat , në disa raste përdoret rregullimi laparoskopik.
Sidoqftë në vitet e kaluara sipas rezultateve shumë të sukseshme të IVF/ICSI, kirurgjia gypale është përdorur pak më rrallë.
Tek disa çifte nuk gjendet asnjë arsye për infertilitetin.Ky quhet infertilitet I pashpjegueshëm.
Në këtë grup, fillimisht jepet një kurim induksioni ovulacioni për një periudhë kohore prej 3-6 muajsh.
Nëse ky është i pasuksesshëm, pllenimi artificial përdoret gjithashtu për 3-6 muaj .
Nëse të gjitha këto veprime janë të pasukseshme ,  atëhere duhet të ushtrohet IVF/ICSI.

Në përgjithësi , kurimet klasike nën moshën 40 vjeçare dhe me hormonet normale të femrave janë të sukseshme në pothuajse 70 përqind të rasteve. IVF/ICSI do të ishin një përgjigje nëse kurimet klasike do të jenë të pasuksesshme, numri i spermës  është shumë i ulët dhe të dy gypat janë të bllokuar.

Mosha e gruas është një  faktor serioz. Nëse mosha është mbi 40, shancet për të ngelur shtatzënë pakësohen , kështu që kurimet klasike jo -IVF  duhet të jepen vetëm për një kohë të shkurtër.Në këtë mënyrë IVF/ICSI përdoret më herët dhe më shpesh.

IVF/ICSI

Në vitin 1978 , lindi në Londër , Louisa Brown ,  fëmija i parë  i testuar në provëz.Ky fakt revolucionoi teknologjinë  e infertilitetit.

Miliona bebe në IVF kanë lindur dhe procedura sa vjen e bëhet  më popullore.

Në situate normale , gratë prodhojnë një vezë dhe kjo vezë kapet nga gypi Fallopian.Veza kalon nëpër gyp dhe ndeshet me spermën. Fekondimi ndoh në gyp pas 2-3 ditësh , veza e fekonduar (zigota) futet në zgavrën e mitrës.Nën situata natyrale  , kjo zigotë ngulitet në endometrium (hyrja e mitrës) dhe shancet për shtatzani janë vetëm 20%.Për disa arsye këto fenomene nuk mund të ndodhin tek çiftet infertile.

Procedura e IVF/ICSI imiton këto fenomene natyrore.Grave ju bëhen injektime hormonale për t’ju rritur numri i vezëve që kanë.Vezët vrojtohen afërsisht nga monitori gjatë ekos.Kur ato arrijnë madhësinë prej 18-20 mm  , përçohen me anë të injektimit HCG për të përfunduar proçesin e maturisë së tyre që ndodh pas 36 orësh.Në këtë  kohë pacientat merren për në sallën e operacionit dhe me një anestezi për qëndrim të ulur , bëhet rifitimi i vezëve duke shpuar fshikëzën nën udhëheqjen e ekos.

Gjatë kësaj kohe , partneri mashkull jep spermë. Sperma kontrollohet dhe pjesa e saj më e lëvizshme dhe normale merret për tu përdorur në procedurën IVF/ICSI .

Në procedurën normale IVF  vezët vendosen mbi një enë Petri dhe çdo veze i shtihen 100.000 sperma.Mikstura vendoset në inkubatore dhe ditët në vijim vezët kontrollohen për fertilizim.Në kushte normale ,me një numër të mire spermash ,afërsisht  70/80 përqind e vezëve fekondohen.Vezët vazhdojnë të ndahen dhe dy ditë pas përmbledhjes të vezëve ato arrijnë në fazën 4 qelizore.  Në ditën e tretë , embrionet arrijnë në fazën 8 qelizore.Në të njëjtën ditë tre embrionet më të shëndetshme merren dhe vihen në mitrat e grave me gyp plastik. Në qendrën tone të gjitha transferimet e embrioneve bëhen nën vëzhgimin nëpërmjet ekos në  të cilin mitra duket lehtësisht dhe embrionet transferohen egzaktësisht 2 cm poshtë majës së zgavrës.Kjo krijon shancit më të mirë për shtatzani.Testi i shtatzanisë kryhet 12 ditë më vonë.

PROCEDURA E ICSI

Në procedurën e IVF sperma dhe veza vendosen në të njëjtën enë dhe aty pritet fekondimi i vezëve nga sperma.Sidoqoftë nëse numri i spermave është shumë i ulët ose sperma është kryesisht anormale fekondimi nuk mund të ndodhë.Madje dhe në rastet kur sperma ësht normale fekondimi nuk mund të ndodhë për disa arsye të panjohura.Në procedurën e ICSI një spermë e vetme merret dhe injektohet në vezë , me anë të gjilpërave mikro të cilat garantojnë fekondimin.

Procedurat e ICSI po bëhen gjithnjë  e më të përhapura sepse me anë të tyre nuk ngelet as dhe një shanc që “ sperma të mos e fekondojë vezën”.Në klinikën tonë , ICSI përdoret përherë  dhe si rrjedhojë e kësaj shifrat e shtatzanive janë në rritje.Ndryshe nga klinikat e tjera në botën perëndimore  , në spitalin Jinemed në Stamboll nuk kërkohet pagesë plus për ICSI .

Disa herë midis testikujve dhe penisit nuk gjendet spermë për arsye të mungesës që nga lindja e gypave lidhës.Në një situate të tillë  , sperma mund të gjendet me biopsi të testikujve.Kjo quhet procedura e TESE.Sperma e përfituar në një mënyrë të tillë mund të përdoret gjithashtu edhe për ICSI.

Rritja e mundësive  për shtatzani
Në mënyrë që të rriten mundësitë për të pasur sukses , disa lloje procedurash janë të nevojshme për tu kryer.Për shembull  , disa embrione kanë një shtresë më të trashë që i pengon ata për t’ju bashkangjitur shtratit të mitrës.Për ta zgjidhur këtë problem , përdoret lazer për të holluar shtresën e trashë.Kjo quhet Ngjizje e Asistuar.Gjithahshtu në disa raste , embrionet transferohen jo 3 ditë por 5 ditë pas rigjenerimit të vezëve për të zgjedhur embrionet më të mira.Embrioni i ditës së 5-të quhet blastocyst dhe kjo procedure quhet transferimi i blastocyste-ve.

Një nga arsyet në dështimet e shumëfishta të IVF/ICSI , mund të jenë mbase embrionet anormale nga ana e kromozomeve.Për këtë arsye , kryhet PGD (diagnoza gjenetike e parapllenimit) . Me këtë  teknikë një nga qelizat e embrionit me 4 qeliza merret me kujdes dhe kontrollohet për analizat e kromozomeve.Embrionet që kanë kromozome normale përzgjidhen , dhe pastaj transferohen në mitrën e grave ditën në vijim.
Në disa cikle të IVF/ICSI nga disa embrione të prodhuar jepen tre të tillë dhe embrionet me cilësi të mire që ngelin vihen për tu ngrirë për përdorim të ardhshëm.Ngrirja e embrioneve është një  teknikë e zhvilluar shumë mire që lejon gratë të kenë një shanc tjetër shtatzanie.Transferimi i embrioneve është shumë më i lire se cikli i zakonshëm sepse nuk përdoret ndonjë medicament dhe nuk kërkon anestezi.Embrionet mund të ruhen për vite me rradhë  dhe mund të përdoren gjithashtu në të ardhmen nëse çifti dëshiron të ketë një fëmijë tjetër apo nëse cikli i pare është i pasuksesshëm.

Ngrirja e lëvozhgës vezore
Për gratë  e reja me lloje të veçanta kanceri (kancer gjiri , limfomi , etj) , kërkohet kryerja e kemoterapisë që është dëmtues  për funksionet e vezoreve.Nëse këto gra duan të ngelen shtatzënë në të ardhmen , një pjesë e vezoreve duhet të merret dhe të ngrihet.Kjo bëhet me anë të laparoskopit.Shtresa e jashtme e vezores përmban disa vezë që mund të ngrihen dhe të përdoren më vonë për procedurën e ICSI.Kjo teknikë e re duket shumë premtuese dhe mund ta gjeni tek Jinemed , ashtu si dhe në pak klinika të tjera në botë.Kostoja e përafërt mjeksore është 10.000 $.

Sperma , Dhurimi i Vezëve dhe Zgjedhja e Seksit
Të gjitha këto mjekime janë të jashtëligjshme në Turqi.Për këtë arsye ne nuk mund ta ushtrojmë këtë program në Stamboll , sidoqoftë kemi një klinikë partnere në Greqi.Ne mund ti pregatisim pacientat për këto procedura.Ne do t’ju dërgojmë juve në këto klinika nën udhëheqjen dhe kontrollin tonë.Gjithashtu dhe zëvendësimi është i jashtëligjshëm në Turqi

Ju urojmë fat gjatë kurimeve tuaja dhe jemi të lumtur t’ju mirëpresim juve në qytetin tonë të bukur të Stambollit me Bosforin e tij të famshëm dhe vendet e tij historike si Pallati i Topkapisë dhe Haghia Sophia.Ju gjithashtu do të shijoni kuzhinën e famshme Turke me Kebap Doner-ët dhe peshkun e shijshëm.Nuk do të jetë vetëm një vizitë mjekësore por gjithashtu edhe një eksperiencë guzhine .

Leave a Comment