A+ A-

IVF dhe JINEMED

Për herë të parë “foshnja me fekondim artificial” kishte lindur në Londër në vitin 1978,madje as mjekët nuk e kishin paramenduar se si ky zhvillim do të hap një epokë të re në trajtimin e infertilitetit.Luis Brown lindi pas viteve me mundime dhe përpjekje të dështuara.Që nga ky sukses i parë në fertilizim në invitro (IVF) ka dhënë cilësinë për trajtimin e infertilitetit ,jo vetëm në Angli por në mbarë botën.Nëpërmjet të IVF  gjinekologët kanë fituar njohëri më shumë për trajtimet hormonale si dhe pacientët kanë fituar shpresa të reja.

Ky sukses shtyri që të hapen edhe shumë këso qendra në mbarë botën.Jinemed  e hapi qendrën e parë private të IVF në Turqi dhe sot ka tri njësi tjera që sherbejnë për pacientët vendas dhe të huaj.Pacientët  tanë vijnë nga Evropa dhe shtetet e bashkuara.Aktualisht në spitalin Jinemed ne ju ofrojmë drejpërdrejtë këto teknika :

Ekzaminimi me ndihmën e lazerit

Ngrirja e embrionit

Ngrirja e levorës ovariane

Transferimi blastocist

PGD (Biopsi Embrioni)

ICSI (mikroinjeksion)

TESE (biopsi testikulare)

Çfarë duhet të dijë çdo pacientë Fertil(pjellorisë)

IVF është një zgjidhje e mrekullueshme për infertilitet ,megjithatë  ajo nuk është e vetmja zgjidhje.

Ne fillojmë me çdo pacientë duke pyetur në lidhje me  trajtimet e mëparshme të tilla si induksioni ovulacionit dhe mbrasimit artificial.Ne shqyrtojmë me ata se trajtimi IVF do jetë apo nuk do jetë zgjidhja më e mirë për nevojat e tyre.Në këtë rast nëse tek mashkulli  është e duhur infertiliteti,pacienti kontrollohet nga urologu dhe kryhen testet e nevojshme hormonale me ultratinguj.Ne mundohemi që infertilitetin mashkullor ta shërojmë nëpërmes ilaqeve apo me kirurgji.Së pari zgjidhet problemi ovulacionit tek gratë.Nëse  vërehen tuba të bllokuara atëherë duhet të jetë e nevojshme nderhyrja laparaskopike.Në rast se nuk do të kenë rezultate këto atëherë  nuk do ketë rrezultate në shtatëzani,dhe  duhet menduar për insiminim intrauterine (IUI) ose IVF .Në bazë të deklaratave të pacientëve dhe çifteve që dëshirojnë të kenë fëmijë infertiliteti është gjetur si zgjidhje më e besueshme në raste të tilla.Pamvarësisht zhvillimeve të mëdha ,kjo nuk do të thotë që çdo çift  do të ketë fëmijë.Si shembull,tek meshkujt azoospermik dhe ata tek të cilët sperma nuk mund të gjetet me anë të procedurës ‘biopsi testikulare’ ne aktualisht ju japim shancën për të pasur vetë fëmijën e tyre biologjike.E njëjta gjë vlen edhe për gratë.Gratë që kanë hyrë në moshë të re në monopauzë ose ato të cilat nuk mund të prodhojnë  vezë tani më nuk kanë fat të kenë një fëmijë biologjik.Në të ardhmen ne presim një opcion ku që të dy edhe mashkulli edhe femra mund të bëjnë ngrirjen e spermave dhe vezëve të tyre që të kenë mundësi ti përdorin ato në të ardhmen për të ndaluar infertilitetin.Njëashtu hulumtimi i qelizës burimore duket premtuese ,5-10vjet më vonë mund të jetë terapi e përditshme.Që tani të gjitha femrat duhet të dijnë moshën e monopauzës së nënave dhe nëse është e hershme atëherë duhet të marrin masa sa më parë për planifikimin e shtatëzanisë.Gratë gjithashtu duhet të dijnë se pirja e duhanit dhe mbipesha zvogëlon mundesinë e shtatëzanisë.Femrat e rrezikuara me PCOS duhet të perdorinë medikamente për ta ulur nivelin e sheqerit në gjak përndryshe vezët nuk do të jenë në kualitet të mirë.Në anën tjetër Endometrioza ndikonë në transplantimin e embrioneve dhe ul mundesinë e shtatëzanisë.Nëse  HSG (hysterosalpingography) tregon se tubat janë të bllokuara (si në rastin e një hydrosalpinx) ose në qoftëse anomalitë e trashëguara egzistojnë në mitër,do të jetë e nevojshme ndrëhyrja laparoskopike.

Gjëja  më me rëndësi është tumori më i shpesht që gjendet në mitër myomas .Tani myomasi i përhapur në mbrendësi të mitrës mund të eliminohet me anë të Histeroskopisë.Nëse madhësia myomës në murin e mitrës ose ato që janë të zgjeruara jashtë mitrës është më e madhe se 4-5cm atëherë ato duhet të mirren.

Pse pacientët tanë zgjedhin JINEMED’in

Shumë faktor të larmishëm me larmi të mëdha tërheqinë pacientët anembanë botës.Normat e suksesit të JINEMED’it janë mbi standartet e botës.Për gratë nën moshën 38vjeçare duke përdorur sperme të shëndëtshme arritja e suksesit është mbi 60 %.Mbi moshen 40vjeç ky numër zvogëlohet.Qysh në vitin 1995 kur për herë të parë klinika në Turqi ka aprovuar injektimin e spermës  intrasitoplazmik(ICSI),tani kjo procedurë përdoret në të gjithë degët e IVF-së.Arsyeja është se ICSI rritë mundësinë e fekondimit në masë të madhe dhe ka një ndikim pozitiv mbi shanset për shtatzëni.

Të gjitha teknikat standarde dhe zhvillimin në lidhje te gjinekologjisë dhe obstetrikës janë duke u kryer nga konsulentët dhe mjekët në Jinemed.Vazhdojnë hulumtimet për gratë mbi moshën 38vjeçare pasi që mosha është faktorë kryesorë që prek trajtimin e IVF-ës.Me rishqyrtimin e protokoleve mjekësore bëhen perpjekjet që kjo rënie e shansave të rritet.Kundër faktorit të moshës së nënës JINEMED përdorë antagonist ,letrozol mbi mikroshpërthim,modikifimet natyrore  , si dhe për maturimin invitro IVF punohen këto procedura,ICSI,transferimet blastociste dhe vizionet e asistuara të cilat  janë duke u bërë në mënyrë rutinore pa asnjë pagesë shtesë.Arsyeja është se stafi JINEMED dëshironë që të rritë mundësinë e çifteve për shtatëzani.

PROBLEMET:

Problemet e hasura gjatë trajtimit:

Mund të hasen disa probleme gjatë invitro fertilizimit ose procedurës  së mikroinjeksionit gjë që shtyn që trajtimi të ndërpritet.

Këto janë disa prej tyre:

Formimi cistës:Në fillim të trajtimit të ilaqeve cista mund të zhvillohet në vezore.Sepse zhvillimi i vazhdueshëm i hormoneve cistore mund të ketë efekt negativë në zhvillimin e vezëve.Për ketë arsye para se të filloj trajtimi ato mund të jenë të zbrazura kështu që ndalimi trajtimit bënë tkurrjen e cistës me anë të ilaqeve dhe largohet cista.

Zhvillimi i pamjaftueshëm vezor :Për kundër stimulimit medicinal është e mundur që vezoret të mos u përgjigjen trajtimit ku edhe nuk formojnë numër të mjaftueshëm gjëndrash.Ky problem është më i shpeshtë tek pacientët të cilët tashmë kanë reduktuar rezervat vezë, por mund të ndodhë në çdo pacient.Në këtë situatë, mund të jetë e nevojshme për të ndaluar trajtimin dhe të anulojë procedurën.Megjithatë në këtë situatë është e rëndësishme ajo çka dëshiron pacienti të bëjë.

Dështimi për të marrë vezët: është e mundur të bëhet apsirimi i folikuleve të zhvilluara në vezore derisa ende nuk është fituar ndonjë vezë.Kjo gjendje është e njohur si   Empty Follicle Syndrome tek pacientët të cilët nuk kanë bërë me kohën specifike injeksionin HCG  në sasi të caktuar ngase ajo mund të jetë rrezultat i vetë ilaqeve.Në këtë rast duhet të ndërprehet trajtimi ngase është e pamundur të vazhdohet në fazën e ardhshme.

Paftësia e mashkullit për të siguruar spermë apo marrja e spermës prej testiseve: Duhet marrë masa parandaluese nëse është e ditur se mashkulli nuk ka aftësi të sigurojë spermë.Për këtë arsye, mos hezitoni të informoni mjekun tuaj ,paraprakisht nëse nuk është e tillë një problem.Mund të kërkohet ndihmë nga urologu nëse njeriu edhe pse nuk ka një problem të tillë ,por për shkaqe psikologjike nuk është në gjenjde që  sperma të mbledh vezët në kohën e duhur.Megjithatë në qoftëse kjo është e pasukseshme atëher mund të hapen testiset për të marrë spermat.

Nëse spermatozoidet nuk mund të merren nga mashkulli me azospermi në ditën e procedurës atëherë duhet të jetë e nevojshme të anulohet procedura.Për këtë arsye ,madje edhe në situata ku sperma është e njohur të jetë e pranishme në raportet e meparshme nga patologjia atëher në fillim të mjekimit duhet të na informoni situatën para se të fillojë trajtimi për kryerjen e procedurës së njohur si nxjerrjen e spermës testikulare që të na ndihmojë të gjejmë një zgjidhje të përshtatshme.

Dështimi për të realizuar fekondimin:Dështimi i vezëve për të fekonduar edhe pse sperma dhe veza janë të kombinuara në laborator ndodh me dy procedura: IVF dhe mikro-injeksion.Kjo situatë është hasur rrallë atëherë kur mikro-injeksioni është përdorur për procedurën, por mund të jetë rezultat i anomalive në disa vezë apo spermë.Për këtë arsye, është e rëndësishme për të përcaktuar se cili trajtim është më i përshtatshëm për secilin pacientë.Megjithatë, nëse fekondimi nuk do të ndodhë, trajtimi dhe hulumtimi duhet të ndalët për të përcaktuar arsyet e dështimit.

Dështimi i embrionit të zhvilluar:Ndonjëherë ndarja qelizore dhe zhvillimi i embrionit nuk ndodhë  edhe nëse fekondimi është i suksesshëm.Përsëri, kjo mund të jetë për shkak të një problemi zhvillimor  qoftë spermës   apo vezës.Për këtë arsye, trajtimi do të ndërpritet dhe hulumtimi do të duhet të kryhet.

Leave a Comment