A+ A-

Për të diagnosifikuar problemet e caktuara, një mjek duhet të shikojë drejtpërsëdrejti në abdomen dhe në organet riprodhuese ,kjo mund të bëhet me anë të laparaskopisë.Fjala Laparaskopi vjen nga fjala greke që do të thotë “të shikojmë në abdomen”.Laparoskopi është një teleskopë i vogël që futet në abdomen përmes një prerje të vogël.Ajo shëndritë abdomenin ku mjeku mund të sheh mbrendsinë.Laparaskopia mund të bëhet edhe në këmbë –ku pacienti ka mundësi të mos kalojë natën në spital.

Kjo broshurë shpjegon se pse ju keni nevojë për Laparaskopi.Ajo gjithashtu tregon se cfarë  duhet bërë para dhe gjatë procedurës.

Përdorimi i Laparoskopisë

laparoscopy_01Ka disa arsye pse laparoskopia mund të jetë rekomanduar. Nëse mjeku juaj dyshon se ju keni një problem të caktuar, ai ose ajo mund të përdorë laparaskopinë për të konfirmuar diagnozën.Laparskopia mund të përdoret nëse ju keni probleme me infertilitet ose në qoftëse ju dëshironi të bëheni steril.Ajo gjithashtu mund të pëdoret për të kontrolluar shtatëzanitë jashtë mitrës,shkaqet e dhimbjeve pelvike si dhe masat.

Laparaskopia përveq përdorimit për diagnosifikimin e ndonjë problemi në abdomen, mjeku juaj mund të përdor atë edhe për trajtim për disa procedura, nga që Laparaskopia zëvendëson  përdorimin e Laparaktomisë.Laparaktomia përfshinë hapjen e abdomenit për të vepruar në organet riprodhuese.

Diagnoza dhe Kirurgjia

Laparoskopia shpesh është përdorur për të diagnostifikuar shkaqet e dhimbjeve në abdomen, nëse mjeku mund të konstatojë se ai ose ajo mund të trajtojë gjendjen gjatë procedurës ,ku Laparaskopia doagnostike mund të kthehet në Laparaskopi operative.Kjo procedurë është përdorur për trajtimin e disa problemeve shëndetësore.Para se të nënshtorhet Laparaskopia ju dhe mjeku juaj duhet të diskutoni procedurën dhe trajtimet tjera.

Endometrioza. Indi si endometrium(reshtim i mitrës)disa herë mund të rritet jashte mitrës.Gjatë ciklit menstrual rrjedh gjak cdo muaj nga indet .Kjo gjendje quhet endometrioza.Ajo mund të shkaktojë dhimbje ,ind mbresë si dhe infertilitet.Në një mënyrë për të qenë e sigurt se Endometrioza mund të paraqitet gjatë Laparaskopisë.Nganjëherë Endometrioza gjithashtu mund të shërohet me anë të Laparaskopisë.

Mbështjelljet.
 Ndonjëherë indet e abdomenit së bashku me indet mbresë ngjiten këto quhen mbështjellje.Kjo mund të ndodhë për shkak të infeksionit,endometriozës apo gjatë ndërhyrjes kirurgjike.Mbeshtjelljet mund të shkaktojnë dhimbje.Ato shpesh mund të ndahen gjatë Laparaskopisë.

Fibroidet. Fibroidet janë tumore që formohen në brendësi ,jashtë  ose brenda murit të mitrës.Laparaskopia mund të diagnosifikojë disa  fibroide.

Cistet  në vezore Cistet në vezore zhvillohen ndonjëherë.(janë të mbushura me lëng SCAS).Këto cista mund të jenë të pa dëmshme , duke shkaktuar vetëm dhimbje të buta.Disa mund të zhvillohen për shkak të infertilitetit ose për shkak të cregullimeve menstruale.Disa prej cistave vezore mund të zhduken pas një kohe të shkurtër.Nëse ato nuk zhduken mjeku juaj mund tju preferojë të heqë ato me anë te Laparaskopisë.

Hysterectomy. Laparaskopia mund të përdoret edhe për histerecktomi(heqja e mitrës përmes vaginës).Laparaskopia përdoret që të ndihmojë mjekun të sheh mbrendësinë e abdomenit gjatë operacionit.Laparaskopia gjithashtu ndihmonë në heqjen e vezoreve.Ajo mund të përdoret për të hequr vetëm vezoret,edhe nëse mitra është  hequr apo nuk është hequr.

Infertiliteti dhe sterilizimi

Gratë që kanë vështirësi të jesin shtatëzënë me anë të Laparaskopisë mund të zbulohen problemet si Endometrioza apo cistet.Me laparaskopi mjeku juaj mund tju tregojë a janë apo sjanë të bllokuara tubat fallopiane.Laparaskopia gjithashtu mund të përdoret edhe për sterilizim. Në këtë operacion, doktori përdor lapraskopinë si një udhëzues për të bllokuar tubat fallopiane nga prerja, kur goditë ose bënë djegijen e tyre.Ajo mendohet të jetë  një metodë e  përhershme e kontrollit  të lindje.

Shtatzënia ektopike

Kur një grua gjatë shtatezinë së hershme ka dhimbje në anën e poshtme të abdomenit , atëherë mjeku mund të dyshojë në shtatëzani jashtë mitrës.Një shtatëzani ektopike është shtatëzani që mund të vendoset në tubë në  vend të mitrës.Kjo mund të shkaktojë këputjen e tubës që shkaktonë gjakderdhje në abdomen nga që mund të nevojitet operacion urgjent.Mjeku  me anë të Laparaskopisë mund të diagnosifikon dhe trajtonë një shtatëzani jashtë mitrës.
laparoscopy_02

Dobitë e Laparaskopisë

Më herët,operacionet që perfshinë organet riprodhuese janë bërë me anë të Laparotomisë.Tani shumica e këtyre procedurave bëhen përmes Laparaskopisë.Dobitë e laparaskopisë janë të shumta-si qëndrimi i shkurtër në spital,prerje të vogla,dhe shërim të shpejtë.

Mënyrë veprimi 

Juve do tju jepet  terapijon  për të shuar dhimbjet para se mjeku të filloj Laparaskopinë.Anestezia e përdorur mvaret nga lloji procedurës, këshilla mjekut apo zgjedhjes tuaj.Zakonisht përdoret anestezia e përgjitshme në mënyrë që ju të mos jeni zgjuar.Nëse përdoret anestezia lokale apo rajonale atëherë ju do të jeni i/e zgjuar.

Pasi  të jepet anestezia, poshtë apo brenda kërthizës bëhen prerje të vogla.Zakonisht në abdomen jepet një gaz i tillë si dioksid i karbonit apo oksid i azotuar.Gazi i shtohet abdomenit në mënyrë që organet riprodhuese në legen të shihen më qartë.Trupi juaj duhet të jetë pjerrët dhe këmbët e ngritura pak më lartë se koka.Në këtë mënyrë disa prej organeve abdominale në drejtim të gjoksit anojnë jashtë.

Laparaskopia vendoset nëpërmjet të një prerje.Një tjetër prerje bëhet shpesh mbi rajonin publik.Nëpërmjet të kësaj prerjeje është një instrument i cili përdoret për të lëvizur organet që të shihen.Mund të bëhen një deri në katër prerje të vogla të gjëra 1/4-1/2.Një paisje e quajtur manipulator i mitrës mund të vendoset në mitër nëpërmjet të vaginës për të lëvizur në mitër gjatë procedurës.

Zakonisht Laparaskopia shfaqë në ekran televizive pamjet e kirurgjisë.Kjo e bënë një pasqyrim më të kjartë , më të lehtë dhe më të pashme për mjekun.Këto pasqyrime mund të fotografohen për të shikuar me vonë

Problemet e mundshme

Edhe pse rrallë mund të ndodhinë probleme me Laparaskopinë ka disa komplikacione.Ju mund të keni ca gjakderdhje,reagime ndaj anestezisë apo dëmtime të organeve tjera.Organet që zakonisht dëmtohen gjatë kësaj procedura janë enët e gjakut që rrethojnë në anën e poshtme të barkut,si dhe zorrët e traktit urinarë.Në vazhdim mund të jetë e nevojshme Laparotomia, ku kërkohet nga ju që të shtriheni në spital. Ekziston gjithashtu një rrezik i infektimit pas procedurës.

Problemet që shfaqen më shpeshti janë:

  • Trubullime
  • Dhimbje në prerjet e bëra  rreth barkut tuaj
  • Gërvishje në fytë nëse gjatë frymëmarrjes  përdoret  një tubë gjatë anestezisë së përgjithshme
  • Dhimbje të barkut
  • Pëlcitje(si gjatë ciklit tuaj)që zgjatë disa ditë
  • Dhimbje  kërthizës
  • Dhimbje në supe

laparoscopy_03Telefononi mjekun tuaj nëse ju keni gjakderdhje nga prerja, nëse keni ethe ,ose nëse ju jeni në gjendje për të urinuar.

Shërimi

Koha e shërimit nga Laparaskopia është shumë më e shkurtër se sa operacioni i rregulltë. Është e sigurt se ju mund të ndiheni të rifilloni së shpejti aktivitetet tuaja normale zakonisht brenda disa ditësh.Nëse jeni seksualisht aktiv, bisedoni me mjekun tuaj rreth asaj s kur mund të bëni seks përsëri.

Ka shume dobi nga Laparoskopia-qëndrim të shkurtër në spital,prerje të vogla si dhe shërim të shpejt.

Leave a Comment